Një kosovare 23-vjeçare nga kantoni i Aargaut ishte në Kosovë verën e kaluar.
Kur i mbaruan pushimet dhe ajo duhej të kthehej në punë, ajo vendosi t’i zgjaste pushimet, duke marrë një rezultat të rremë të testit të koronës që kishte bërë në Kosovë.
Fillimisht, partnerja e punëdhënësit i kërkoi kosovares të dorëzonte një test PCR. Kështu banori i Aargaut kontaktoi përsëri falsifikuesin në Kosovë dhe menjëherë mori një rezultat pozitiv PCR pa pagesë, siç shihet nga urdhri penal i Prokurorisë publike të Aargaut.
Por ideja rezultoi të jetë e pasuksesshme. Gruaja e shefit të saj e zbuloi mashtrimin, sepse e bëri dallimin mes këtyre dy testeve. Në fakt, qëllimi i saj ishte që ta zbulonte se testet ishin të ndryshme dhe nuk rezultonin në përputhje me testet.
Blick shkruan se ajo bleu një test gjaku me antitrupa me rezultat pozitiv me një çmim prej 50 eurosh.
Ndërkohë gruaja e shefit i studioi me kujdes dy dokumentet dhe gjeti dallimet. Më pas ajo kontaktoi kompaninë që dyshohet se ka nxjerrë rezultatet të rreme. Aty ajo zbuloi se rezultatet e testit ishin false dhe se kompania nuk i kishte dërguar kurrë.
Lidhur me këtë rast, prokuroria e ka dënuar 23-vjeçaren me 600 franga gjobë. Ajo duhet të paguajë edhe tarifën e gjobës prej 900 frangash. Përveç këtyre 1 500 frangave, ajo ka marrë edhe një gjobë me kusht, shkruan tutje albinfo.
Për autoritetet kriminale ishte e qartë: mashtruesja i dërgoi qëllimisht shefit të saj rezultatet e falsifikuara të testit për të fituar ditë shtesë pushimi.
Me veprimet e saj, ajo kishte dëmtuar kompaninë, e cila duhej të kompensonte mungesën e stafit. Pas këtij mashtrimi nuk dihet nëse gruaja do të vazhdojë të punojë atje.