Një zyrtar policor u sulmua me thikë në kokë nga një person në Suharekë. Gazeta Sinjali raportoi pak më parë se i dyshuari në lidhje me këtë rast është Burim Kotorri.
Ndërsa kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka njoftuar se e ka vizituar Milaim Gashin, policin e lënduar.
“Polici Milaim Gashi gradualisht po shërohet. Punën e tyre në shërbim të qytetarëve do ta vlersojmë gjithmonë. Jemi krenar me Policinë e Kosovës“, ka shkruar Muharremaj.