E nderuara familja Ramadani
Janë mbushur një vjet nga kalimi në amshim të më të dashurit tuaj dhe të shumë respektuarit tonë, ish zv. ministrit të Bujqësisë në qeverinë e Republikës së Kosovës, z. Nehat Ramadani. Nehatin do ta mbajmë mend si një njeri i afërt dhe i aftë që ka kontribuar shumë për vendin dhe kështu ai do të vazhdoj të jetoj në zemrat dhe kujtesën tonë. Ai ishte edhe një Rugovian i përbetuar dhe i përjetshëm në Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe atë deri në frymën e tij të fundit. Sinqeriteti dhe virtytet e tij të larta njerëzore por edhe aftësitë profesionale na bëjnë të përkujtojmë atë në çdo çast e në veçanti në një vjetorin e kalimit të tij në amshim. Sot në këtë përvjetor dua të ju shprehi ngushëllimet e mija më të sinqerta familjes Ramadani, miqve e farefisit.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për Nehat Ramadanin!
Sinqerisht
Sokol Haliti
Kryetar I komunës së Vitisë