Mes rritjes së rasteve me COVID-19, Ministria e Shëndetësisë ka bërë thirrje përsëri për vaksinim, si ndaj COVID-it, ashtu edhe ndaj gripit sezonal.
“Rritja progresive e rasteve me COVID-19 dhe prania e theksuar e variantit Omicron vë në pah rëndësinë e madhe që ka vaksinimi si mënyra më e thjeshtë për parandalimin e infeksioneve dhe mbrojtjen nga format e rënda të sëmundjes” thuhet në njoftim.
“Vaksinohuni plotësisht, duke marrë edhe dozën përforcuese të vaksinës kundër COVID-19. Ju mund të vaksinoheni në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën qendër edhe me vaksinën kundër Gripit sezonal” ka shtuar MSh.
Kujtojmë se vetëm në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me SARS-CoV-2 ishte 585.