Ka kohë që kam menduar të shkruaj për ty
Një poezi apo quaje si t’dush
Për të treguar qe ti ishe ndryshe
Që ti ishe ai që s’mund të jetë gjithkush
Por edhe një po ta them hapur o legjendar
Për ty o hero
une s’kam obligim letrar
Se për fetar jo se jo
Ishin tjerët që ta panë në sy shkëlqimin tënd të praruar
Dhe forcën tënde të patretur
Që ta panë flakën e zjarrit tënd të pashuar
Dhe shpirtin tënd të paepur
Dhe s’është puna fare tek ti
Se ti nuk luftove për famë
Por për brezat që kanë nevojë për shembuj
Për shembujtë që nuk i dhamë
Dritaret i mbyllëm me perde pandershmërie
Dhe me pushkë dëshprimi vrasim përditshmërinë
Sepse zjarrin tënd e mbuluam me batanije
Dhe se lejuam ta ndriçoj ardhmërinë
Abdullah, ti dashurinë neve na ke falë
Dhe kërkon të na falësh sërish
E ne sorollatemi nëpër mahallë
Dhe ulurijmë pasi ngopemi me mish
Une s’të kam takuar por kjo s’ka rëndësi
Rëndësi ka që të gjithë e dimë
Se Ti u ngjite si nje zog në lartësi
Dhe tek ti kokulur do të vimë
Ti ike para 20 vitesh Abdullah Tahiri
Por sot se dimë kush vdiq me të vërtetë
Ti që shkëlqen si xhevahiri
Apo ne që vajtojmë si të shkretë
Haki Morina, Zvicër