Rinia cilësohet si kapitali më i rëndësishëm i zhvillimit të një vendi normalisht po flasim në suaza të funksionimit të një vendi normal. Sot rinia kosovare ka shkallën më të lartë të papunësisë në rajon me 26.8%, mirëqenie të ulët, sistem arsimor të degraduar të cilat në kuptimin e plotë të fjalës e bejn të pamundur projektimin e të ardhmës se tyre në Kosovë. Sipas një analize të bërë në vitin 2020 111.061 apo në përqindje 32.7% të rinjë që janë të shkëputur komplet nga tregu i punës duke marrë parasysh tre indikator (edukimin, punësimin, trajnimet).
Problemet e shumta si në fushën e arsimit, shëndetësisë, problemet socio-ekonomike (papunësia, varfëria, niveli i ulët i mirëqënies, kosto e lartë e jetesës, sektori privat i brishtë, paga të ulëta, mungesa e kontratave, siguria në punë etj) janë indikatorë që duhet lexuar me saktësi nga institucionet relevante dhe të ndërmerren masa për përmirësimin e këtyre problematikave në të kundërten do të jetë vonë.
Proklamimet e kësaj qeverie që kemi rritje ekonomike më të madhe në këto 20 vitet e fundit, hapja e mbi 10000 vendeve të reja të punës po del të jetë më tepër për konsum të brendshëm politik sesa realitet. Se sa ka ndikuar kjo qeveri në kthimin e shpresës dhe se sa besojnë të rinjët në tregun e punës së Kosovës, indikator është numri i aplikimeve për vizë pune në ambasaden Gjermane 56639 kosovarë aplikuan për termine dhe kjo tregon qartë faktin e përmasave “eksodit” të fuqisë punëtore të Kosovës drejt vendeve të BE-së.
Mobiliteti i madh i kësaj fuqie punëtore do ta shtyej Kosovën në një krizë të madhe socio-ekonomike duke pamundësuar kështu një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe duke krijuar hendek të madh në tregun e punës nëpër profesione të caktuara. Kosova po zbrazet e fajin e kemi të gjithë për prodhimin e “Virusit” i njohur si “humbja e shpresës” mbi 95 % e të rinjëve e shohin mundësi reale migrimin për një të ardhme më të mirë. “E ardhmja e Kosovës në këtë trend aktual është një enigmë”.
Shkruan:Egzon Kastrati