Policia e Kosovës ka arrestuar 13 persona gjatë 24 orëve të fundit.
Kështu thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës. Sipas këtij raporti të arrestuarit janë nga Klina, Istogu, Prizreni, Suhareka, Ferizaj, Gjilani, Prizreni dhe Prishtina.
Këta persona janë arrestuar për vepra të ndryshme penale si: armëmbajtje pa leje, lëndim trupor, kanosje e dhunë në familje.
Po ashtu policia bën të ditur se 8 persona janë dërguar në mbajtje dhe 1 në vuajtje të dënimit.