SHSKUK-ja ka njoftuar se sot në spitalet e përgjithshme në trajtim mjekësor janë 81 pacientë me COVID-19, kurse 30 janë post-COVID.
Në oksigjenoterapi janë 42 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv të Klinikës Infektive është një pacient. /Zëri
Raporti i plotë:
Duke u bazuar në raportet e datës 18 janar 2021 nga klinikat COVID-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme në trajtim mjekësor janë 81 pacientë me COVID-19. 51 prej tyre të konfirmuar me COVID-19 dhe 30 të tjerë post-COVID. Me oksigjenoterapi janë 42 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive 1 pacient.
Raporti, sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 19 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 26 pacientë post-COVID
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 1 pacient
Klinika e Pediatrisë, 4 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 5 pacientë
Spitali i Prizrenit, 4 pacientë
Spitali i Pejës, 6 pacientë
Spitali i Gjakovës, 7 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 4 pacientë
Spitali i Ferizajt, 4 pacientë.