Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se Qeveria e Kosovës ka hequr dorë nga menaxhimi i pandemisë Covid-19.
Ai deklaroi se tash e tre muaj nuk është diskutuar për menaxhimin e pandemisë.
Zemaj theksoi se ky virus mund të luftohet vetëm me veprime konkrete.
“Qeveria – MSh , me mosveprimet e saj ka hequr dorë në menaxhimin e pandemisë. Ka tre muaj që nuk është diskutuar për menaxhimin e pandemisë. Ky virus nuk mund të luftohet vetëm me propagandë por me veprime konkrete. Andaj në mungesë të veprimit të kësaj Qeverie, qytetarët duhet ta shtojnë kujdesin për vete dhe familjet e tyre. Shtimi enorm i rasteve të të infektuarve, nuk duhet të shërbej për të larguar vëmendjen nga paaftësia në resorët tjerë!”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.