Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit L. J.
Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri L. J., dyshohet se ka qenë i përfshirë në vrasjen, e cila ka ndodhur më 12 Shtator 2021, në një kafiteri në Gjilan, ku me armë zjarri është privuar nga jeta tani i ndjeri B.V.
Me këto veprime, i pandehuri dyshohet se në bashkëveprim ka kryer veprën vrasje e rëndë vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)
Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, ka konsideruar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit të lartcekur, pasi që po të gjendet në liri mund të i ikë ndjekjes penale.
Gjykata në Gjilan i cakton masën e paraburgimit, personit i cili dyshohet se ka qenë i përfshirë në vrasjen e 12 Shtatorit 2021
Ndani këtë artikull