Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka thënë se është e rëndësishme ruajtja e shëndetit mendor të fëmijëve, duke shtuar se nëse mbyllen shkollat duhet të mbyllen të gjitha aktivitet e tjera.
“Fokusi i ministrisë është se me të gjitha dikasteret e Qeverisë edhe ministritë t’i planifikojmë dhe të marrim masat e përbashkëta. Kujdesi ndaj fëmijëve është ndër më të rëndësishmit që ne mund të bëjmë ne vendin tonë”.
“Veçmas duhet ta ruajmë aftësinë që fëmijët të shkollohen, por edhe shëndetin mendor të tyre. Secila shkollë e komunë do të bisedojnë për masat që duhet marrë. Tash për tash do ta koordinojmë me Ministrinë e Arsimit”.“Unë nuk besoj se duhet të mbyllen shkollat. Nëse mbyllim shkollat duhet të mbyllim të gjitha aktivitet e tjera. Shkollat janë të fundit që duhet të mbyllen, por duhet të marrim masa që në shkollë fëmijët të jenë të sigurt të vaksinuar”, tha Latifi për Ekonomiaonline.