Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka thënë në seancën e sotme të Kuvendit iu ka shpjeguar qytetarëve se rryma nuk është rritur, është vetëm propozim i ZRrE-së, njofton Klankosova.tv.
Tutje ai shpjegoi se nga shtrenjtimi nuk preken bizneset, madje nuk qëndron që atyre iu kanë rritur tarifat.
“Shefi i grupit parlamentar të PDK-së tha se e kanë paguar më së liri në të kaluarën dhe s’bën të flitet për krizën që jemi sot, por s’ju intereson as e kaluara e as kriza, por neve po na intereson se te e kaluara s’po ka mjaftueshëm rrymë. Nuk është se Albin Kurti e ka shtyp dygmen edhe u ndal rryma, rryma është si pasojë e të kaluarës, këto blloqe që po prishen është se këto i keni lënë, që 20 vjet nuk është investuar në to”.