Thuajse as një autobusë qytetarësh të Kosovës nuk e kanë marrë dozën e tretë të vaksinës kundër COVID19, por kjo nuk i pengon ‘ekspertët’ e atjeshëm, që këtë ta kërkojë nga shqiptarët që duan t’i vizitojnë familjarët e vet andej kufirit?!
Në ndërkohë, OBSH-ja rekomandon heqjen e masave mbyllëse mes shteteve dhe thotë se ndalimet e udhëtimit nuk janë efektive në parandalimin e përhapjes së kësaj pandemie!
Tani shtrohet pyetja logjike: çka është ajo qe e dinë ekspertët e Kosovës, e që nuk e dinë ata të OBSH-së, e që i detyroi këta të Prishtinës t’i ndajnë shqiptarët andej kufirit nga ne këtej kufirit!
Ku ta dish, mbase ata kanë parasysh efektet pozitive nga vendimi i tyre në ruajtjen e harmonisë ndëretnike në Maqedoni, e ku pronarët të laboratorëve për PCR teste janë maqedonas, e të vetmit që kanë nevojë për këtë test dhe që udhëtojnë për në Kosovë, janë shqiptarët!
Më në fund, kjo nuk është hera e parë kur forcën e “Shqipërive” tona e dëshmojmë duke i bërë të pakalueshëm për shqiptarët kufijtë shqiptaro-shqiptarë, siç nuk është e rrall që nga budallakit shqiptare, të përfitojnë të huajt. (Kim Mehmeti)