Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur sot në takim pune kryetarin e Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi.
Kryetari Hyseni, pasi e falënderoi kryetarin Arifi për vizitën, ka thënë se takimi kishte frymën e bashkëpunimit mes dy komunave, duke shprehur gatishmërinë e fillimit të projekteve të përbashkëta në disa fusha.
“Në takimin e sotëm me kryetarin e Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, biseduam për probleme me të cilat po përballen komunitetet e dy qyteteve tona. Takimi kishte frymën e bashkëpunimit mes dy komunave, ku shprehëm gatishmërinë për të filluar projekte të përbashkëta, që përfshijnë rininë, zhvillimin e ekonomisë, si dhe projekte infrastrukturore e sociale që ndikojnë në përmirësimin e kushteve të jetës së qytetarëve të të dy komunave”, ka thënë kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni.