Kreu i FSHF Armand Duka ka reaguar në një deklaratë për mediat pas shpërthimit të tritolit në derën e jashtme të shtëpisë së tij.
Duka tha se brenda banesës së tij kanë qenë bashkëshortja dhe i biri, por fatmirësisht nuk kanë pësuar lëndime. Ai theksoi se kamerat e sigurisë së banesës kanë fiksuar një njeri me kapuç që vendos lëndën plasës te dera.
“Nuk kam mundësi të bëj deklaratë tani. E ka dëgjuar gjithë Durrësi që më kanë vënë dinamit te dera e shtëpisë. Në shtëpi kanë qenë familja, gruaja, djali. Fatmirësisht nuk kanë mbetur të lënduar. Shpërthimi ka qenë shumë i fortë, porta ka dalë jashtë përdorimit. Kemi pamjet e kamerave të sigurisë që tregojnë një njeri me kapuç që afrohet te porta dhe vë dinamitin te mekanizmi ku hapet dhe mbyllet porta”, tha Duka.