Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, tha se rritja ekonomike në vitin 2021 ishte 9,9% , kurse remitancat arritën në 1.5 miliard euro.
Roli i BQK-së në ruajtjen e stabilitetit financiar në vend gjatë kohës së pandemisë, sipas guvernatorit Mehmeti, ka qenë vendimtar.
“Me fillimin e pandemisë ne kemi marrë masat e duhura për menaxhimin e aspekteve financiara që janë përgjegjësi e BQK-së”, tha guvernatori në televizionin publik.
Ai tha se ka rritje të eksportit dhe shërbimeve. Sipas tij, janë disa faktorë që kanë ndikuar që të kemi rritje ekonomike me.9.9%.