Kuvendi Komunal i Gjilanit, nesër (27.01.2022, ora 10:00) mban seancën e radhës.
R E N D P U N E
Konstatimi i prezencës së anëtarëve të Kuvendit
Propozim vendimi për caktimin e numrit të anëtarëve të Komiteteve obligative dhe të Komiteteve tjera të Kuvendit të Komunës së Gjilanit
Propozim vendimi për zgjedhjen e anëtarëve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit në Kuvendin Asociacionit të Komunave të Kosovës-AKK
Propozim vendimi për themelimin e grupit punues për hartimin e planit vjetor të punës të Kuvendit të Komunës së Gjilanit për vitin 2022
Propozim vendimi për miratimin e orarit të mbledhjeve të Kuvendit dhe Komiteteve të KK-Gjilan
Të ndryshme
Mbledhja e Kuvendit të Komunës së Gjilanit do të mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, (ish objekti i gjykatës) më 27.01.2022 në ora 10:00.