Shkruan: Fehmi Sylejmani
Sistemi arsimor në Kosovë prej vitesh përballet me krizë serioze përmbajtësore, organizative e teknike dhe rrjedhimisht me mungesën e cilësisë në shkolla.
Prandaj, pa mënjanimin e këtyre faktorëve pengues e dëmtues në sistemin arsimor nuk mund të mëtojmë as suksese as cilësi.
Pra, pa ndryshime të thella edhe kadrovike, edhe teknike, edhe në qasje dhe pa i vënë njerëzit e duhur në vende të duhura do të vazhdojë improvizimi dhe formaliteti, por nuk do të arrihet cilësia, dhe kërkesë do të mbetet një psherëtimë dëshirore!
Disa aspekte që duhet pas parasysh për të ngritur cilësinë në arsimin parauniversitar në Kosovë, i ka spikatur njohësi i çështjes së arsimit, mësimdhënësi i matematikës, Fehmi Syejmani:
1. Rishikimi i kurrikulës së re, vlerësimi, ndarja e periodave dhe mësimi zgjedhor(më shumë është manipuluar me këtë mësim);
2. Mungesa e përgjegjësisë dhe llogaridhënies në të gjitha nivelet;
3. Reforma të qëndrueshme në arsimi, ama jo me individë të njejtë e të deritashëm(rinia po ikë)
4. Ekip mbështetës në nivelin komunal për zbtaim të kurrikulës së re;
5. Mësim shtues dhe plotësues(mësimi plotësues ekziston, mirëpo jo edhe ai shtues dhe duhet pagesë shtesë për këtë);
6. Koordinatorët e cilsisë nuk kanë treguar ndonjë rezultat të theksuar, kanë rezultuar të dështuar. Duhet ndryshuar ose qasjen e deritanishme ose personat e emëruar në këto pozita, meqë mbi 95 % janë caktuar në baza partiake apo me preferenca të menaxhmentit të shkollave;
7. Udhëheqësit e shkollave po ashtu, të emëruar poltikisht/pjesa dërrmuese me nga 2 apo 3 mandate, të konsumuar tejmase. Nevojiten energji të reja, jo vetëm nga mosha, por edhe nga eksperienca dhe vullneti për ndryshime pozitive;
8. Pajisja dhe furnizimi i të gjitha shkollave me qasje të bollshme të internetit;
9. Pajisja me mjete të nevojshme didkatike/laboratorike për kabinete profesionale;
10. Të sigurohen për seilën shkollë nga 3-5 tabela të mençura;
11. Të zëvendësohen tabelat e zeza me të bardha, të hiqet shkumësi prej përdorimit dhe të punohet në tabela të bardha;
12. Ridizajnimi dhe shtimi i inspektorëve pedagogjik të arsimit;
13. Rishikimi në çdo vit i shkollave profesionale/drejtime të reja dhe në vazhdimës të jenë të gatshëm për tregun e punës/;
14. Rreptësisht ndalimi i shtimit të numrit të paraleleve në drejtimin e mjekësisë;
15. Të mendohet dhe planifikohet hapja e drejitmeve matematikore dhe inovative.
16. Me një vendim të Qeverisë mësimdhënësit e moshës 60 +, me sëmundje kronike të dalin në pension të parakoshëm dhe 70 % e pagës në pension të përkohshëm të mësimdhënësve me vetëdëshirë ;
17. Trajnime kreative me qasje të drejtë, me fokus në shkollat e mesme;
18. Mungesat e paarsyeshme të nxënësve, me ligj të sanksionohen prindërit, sidomos në shkollën 9 vjeçare;
19. Të mendohet dhe planifikohet të futet ora e kujdestarisë në kuadër të normës, meqë komponentja e edukimit në shkollat tona le për të dëshiruar;
20. Rekomandime nga stafi i klasave 9 për regjistrim në klasën e dhjetë;
21. Rishikimi i teksteve shkollore;
22. Pagë të dinjitetshme për komunitetin e mësimdhënësve.