Edhe legjislatura e tanishme e Kuvendit Komunal të Gjilanit duhet të veprojë kujdesshëm në emërimin e anëtarëve në trupat ndihmëse të tij.
Përveç përfaqësimit politik e profesional, rëndësi të barabartë patjetër që ka dhe përfaqësimi gjinor, në secilin Komitet, pa përjashtim.
Duke qenë se në të kaluarën kemi dhënë një shembull jashtëzakonisht të mirë në këtë drejtim, të gjitha mundësitë dhe potencialet ekzistojnë brenda secilës parti politike besoj (që kanë gra të cilat mund të bartin përgjegjësi në politikat komunale) që të vazhdohet një praktikë e tillë.
Për këtë, janë të obliguara të gjitha partitë kuvendare që të reflektojnë, jo sa për ta plotësuar një kërkesë që Ligji për Barazi Gjinore e kërkon, por për të vepruar drejt përballë të drejtës njerëzore që secilës gjini i takon!
#Gratëjanëvlerë dhe janë në politikë të angazhuara për të dhënë kontribut drejt përmirësimit të jetës shoqërore, jo për të përmbushur kuota, por përtej politikës për të dhënë, gjë që është dëshmuar tash më!