Për të Hënën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell. Krejtësisht vonë në mbrëmje, pak para mesnatës, pritet të fillojnë reshjet e borës nga zona perëndimore, të cilat më pas do të marrin shtrirje gjatë natës në të gjithë vendin.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 10-37 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -6 deri në -3°C, ndërsa ato maksimale prej 5 deri në 8°C.