Të gjitha rrugët nacionale, regjionale dhe autoudhët janë të qarkullueshme për automjetet, ka njoftuar Ministria e Infrastrukturës.
Sipas njoftimit, kompanitë e kontraktuara janë në terren dhe po punojnë në pastrimin e borës si dhe po intervenojnë me shpërndarje të kripës.
“Kujdes të veçantë po i kushtohet rrugëve që shtrihen në lartësi të mëdha mbidetare sepse aty paraqitën ngrica herë pas herë. Kërkojmë nga ana e vozitësve kujdes më të shtuar dhe respektim të rregullave të vozitjes gjatë kësaj kohe”, thuhet tutje në njoftim
Në anën tjetër, në Kosovë tashmë janë shënuar disa aksidente për shkak të kushteve në trafik.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, në anën tjetër njofton se kjo situatë meteorologjike do të mundësohet si pasojë e masave të ajrit me presion relativisht të ulët atmosferike.
Të martën vranësirat e dendura që do ta përfshijnë vendin do të krijojnë kushte për reshje bore.