Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës ka njoftuar se 11 11 fëmijë me COVID-19 të shtrirë në Klinikën e Pediatrisë, shkruan Gazeta Metro.
SHSKUK ka njoftuar se të spitalizuar janë 236 pacientë nga Covid-19:
Ky është njoftimi i plotë:
Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës në trajtim mjekësor nga Covid-19 janë duke marrë 236 pacientë.
232 pacientë janë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë, 1 pacient i negativizuar dhe 3 të pakonfirmuar. 152 pacientë janë me oksigjeno-terapi, në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë 12 pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 87 pacientë
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive,12 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 11 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 15 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 6 pacientë
Spitali i Prizrenit, 15 pacientë
Spitali i Pejës, 23 pacientë
Spitali i Gjakovës, 20 pacientë
Spitalit Mitrovicës, 18 pacientë
Spitali i Ferizajt, 7 pacientë
Spitali i Gjilanit, 20 pacientë./gazetametro.net