Sot duke filluar nga ora 14:00, Ministria e Shëndetësisë pritet që të rishqyrtojë dhe lehtësojë disa nga masat antiCOVID, të miratuara javë më parë nga Qeveria e Kosovës.
Disa prej masave që pritet të ndryshojnë janë përgjysmimi i orës policore, ose edhe largimi i saj. Orari për sektorin e gastronomisë pritet të zgjatet deri në orën 23:00.
Edhe masa për dëshminë për tri doza të vaksinës kundër koronavirusit, që u kritikua shumë, pritet të hiqet dhe të vazhdohet të kërkohen vetëm dy doza për ata që hyjnë në Kosovë.