Me qëllim të diskutimit për zhvillimin e nivelit lokal, Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi ka mbajtur tryezën koordinuese me Kryetarët e Komunave të Republikës së Kosovës.
Gjatë kësaj tryeze, në fjalën e tij, Ministri z. Krasniqi ka falemnderuar Kryetarët e Komunave për bashkëpunimin korrekt duke theksuar përkushtimin dhe angazhimi e tyre në përballjen me pandeminë COVID-19.
Ministri z. Krasniqi, para Kryetarëve të Komunave, ka shpalosur prioritetet, planet dhe projektet e MAPL-së, duke u bazuar në agjendën legjislative e cila ka për qëllim ndryshimet e nevojshme për përmirësimin e funksionimit të nivelit lokal, në rritjen e fondeve për Komunat me qëllim të rritjes së mbështetjes së nivelit lokal përmes projekteve kapital dhe projekteve tjera për grupet e margjinalizuara dhe komunitetet si dhe thellimit të bashkëpunimit ndërkomunal dhe ndërkufitar.
Gjithashtu, Ministri z. Krasniqi ka theksuar nevojën e digjitalizimit dhe përgatitjes për anëtarësim në OGP, duke pas parasysh rëndësinë e rritjes së vendimmarjes së qytetarëve në nivelin lokal dhe ofrimit të shërbimeve komunale më efikase dhe transparente.
Gjatë këtij diskutimi, Kryetarët e Komunave, kanë ngritur disa çështje të cilat lidhen me nivelin lokal duke theksuar gatishmërinë e tyre për vazhdimin e bashkëpunimit të plotë në mes të nivelit lokal dhe qendror.
Në fund, Ministri z. Krasniqi ka pranuar temat e trajtuar nga Kryetarët e Komunave dhe ka theksuar se tryeza të tilla koordinuese do të vazhdojnë të mbahen në mënyrë të rregullt.