Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka zhvilluar një takim me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.
Kryetari Hyseni ka thënë se temë diskutimi ka qenë stadiumi i qytetit, të cilin ka shtuar se bashkë me MKRS-në e kanë përgjegjësi për ta përfunduar sa më shpejt.
“Dje, bashkë me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Hajrulla Çeku, zhvilluam një takim të frytshëm me temë diskutimi rreth stadiumit të qytetit. Punimet e këtij projekti, problematikë e trashëguar, bashkë me MKRS-në e kemi përgjegjësi për t’i kryer sa më shpejt që është e mundur, e sportistëve tanë t’iu krijohen kushte sa më moderne”, ka thënë kryetari Hyseni.