Dorëheqja e anëtarit të Kryesisë së PDK-së dega në Gjilan z.Riza Abdyli është alarm për Partinë Demokratike të Kosovës, në Prishtinë, që duhet marrë si vërejtje serioze për zhvillimet aktuale brenda PDK-së në Gjilan.
Ky rast, nuk duhet tejkaluar në heshtje si rastet e tjera kinse nuk ka ndodhur asgjë, sepse, dorëheqja e Riza Abdylit nuk është as e para dhe me shumë gjasë, as e fundit.
Është rrezik permanent se, kësaj dorëheqje mund t’i shtohen edhe një varg dorëheqjesh të tjera.
Por ama, sa do të jetë e lehtë për ne të tjerët aktiviteti ynë në vazhdim duke na ikur anëtarët e Kryesisë e aktivistët e mirëfilltë, njëri pas tjetrit?!
Duhet kuptuar si çështje serioze dukurinë e largimeve!
Shefik Surdulli /anëtar i kryesisë së degës/