Sindikata e Infermierëve të Kosovës ka paralajmëruar se do të dërgojnë sërish në Kushtetuese Ligjin e Pagave nëse sipas tyre ka dallime të njëjta në koeficient mes infermierëve me logopedët dhe fizioterapeutët.
“Në vitin 2019 Sindikata e Infermierëve të Kosovës dërgoi Ligjin e Pagave në Gjykatën Kushtetuese për shkak të dallimeve të mëdha që kishin koeficientët e pagave mes infermierëve dhe fizioterapeutëve e logopedëve. Të njëjtën gjë, përsëri do t’a dërgojmë Ligjin e Pagave në Gjykatë Kushtetuese nëse ndodhë një gabim e tillë”.
Përmes një komunikate për media infermierët thonë se do të kundërshtohet çdo koefecient që infermierëve u jep me pak se 70% të pagës së specialistëve.
“Poashtu do t’a kundërshtojmë me të gjitha mjetet ligjore çdo koeficient i cili është më i ulët se 70% e pagës së një mjeku specialist”, thuhet në njoftimin e Sindikatës së Infermierëve.