Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur sot në takim zëvendësministrin e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci.
Pasi e falënderoi për vizitën, kryetari Hyseni ka thënë do të ketë transparencë të plotë në konkurset e arsimit në Gjilan, ndërkaq ka theksuar nevojën e rritjes së nivelit të bashkëpunimit në mes biznesve dhe Universiteteve për punën e praktike të studentëve.
Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupuvci, e ka falënderuar kryetarin Hyseni për pritjen dhe ka konfirmuar bashkëpubimin e mirë mes MAShT’it dhe Komunës së Gjilanit, derisa ka konfirmuar edhe implementimin e projektit të veçantë për rekrutimin e mësimdhënësve për rritjen e nivelit të arsimit.