Këshilli Federal ka marrë vendimin aq të pritur. Duke filluar nga nesër, më 17 shkurt hiqen pothuajse të gjitha masat kundër koronavirusit, shkruan albinfo.ch
Ministri i Shëndetësisë, Alain Berset së bashku me presidentin Federal Ignazio Cassis janë në këto çaste duke dhënë arsyetimin e vendimit të tyre , në një konferencë për media.
Nga e enjtja, 17 shkurt, do të hiqen kufizimet e mëposhtme mbarëkombëtare për koronavirusin:
Maskat nuk do të jenë të detyrueshme në dyqane dhe ambiente të brendshme të restoranteve, si dhe në objektet, kompanitë dhe ngjarjet me qasje të publikut;
Bie po ashtu detyrimi për autorizim për ngjarje të mëdha;
Hiqet po ashtu detyrimi për dëshminë e vaksinimit, shërimit ose testit pas hyrjes dhe detyrimi i formularit për hyrje në Zvicër;
Bien kufizimet vullnetare të kapacitetit në teleferikë dhe shitje me pakicë;
Izolimi prej pesë ditësh për personat që kanë rezultuar pozitivë.