Një operacion i Rrjetit të Policisë Evropiane ka vënë në pranga Qazim Osmanin dhe vëllezërit e tij.
Siç u raportua nga mediat belge fillimisht, vëllezërit Osmani u kapën në Kroaci.
Në operacionin e Eurpolit për kapjen e tyre morën pjesë 600 policë dhe operacioni u shtri në 7 vende evropiane.
Ky operacion i përbashkët është rezultat i një hetimi ndërkombëtar kompleks që përfshiu Departamentin e Hetimeve Anti-Mafia (Dia) dhe Forcat Policore të Belgjikës, Spanjës, Gjermanisë, Holandës, Kroacisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, në bashkëpunim me Shërbimin e Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Policisë.
Në shënjestër ishte një organizatë e trafikut të kokainës, në të cilën ishin të përfshirë edhe shqiptarët.
Bashkim Osmani, 50-vjeçariga Kosova konsiderohet si kreu i këtij rrjeti mafioz. Ai raportohet se ka biznese të dyshimta në Gjermani, ku ishte dënuar me gati katër vjet burg së bashku me vëllain e tij në 2008 për një krim ekonomik.
Operacioni i Europol i quajtur “Shqiponja e zezë” e kapi Bashkim Osmanin në Kroaci. Pas pak ditësh, ai do të ekstradohet në Spanjë.
Sipas hetimeve, rrjeti i drogës kishte për synim futjen e sasive të mëdha të kokainës në Evropë nga Amerika e Jugut përmes porteve të ndryshme evropiane. Droga më pas u shpërnda në të gjithë kontinentin në aeroplanë privatë, automjete, pako postare dhe kontejnerë transporti.