Një person është arrestuar në Gjilan, pasi ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur në orët e hershme të 20 shkurtit.
Viktima nuk ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.