Shkruan Avni Rudaku
E pashë një foto të publikuar në mediet lokale, të takimit të Kryetarit të Komunës së Gjilanit me drejtorë të drejtorive komunale në restorant.
Ia sugjeroj fort Kryetarit të Komunës, që të shfrytëzohen hapësirat e komunës për takime. Ta ndërpresë praktikën e deritashme, qoftë në fillim nga ndërkombëtarët e UNMIK-u, pasi e donin e jetonin në luks, qoftë nga vazhdimi i saj nga politikanët lokalë në nivel qendror e komunalë. Edhe veç me ujë të thjeshtë natyral po të kalojnë këto mbledhje, është çështje e praktikës së keqe dhe duhet ndalur, me përjashtim të ndonjë takimi të domosdoshëm jashtë hapësirave të komunës.