Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha të premten se agresioni i vazhdueshëm rus kundër vendit të tij tregoi se sanksionet e vendosura ndaj Moskës nga Perëndimi nuk ishin të mjaftueshme.
Zelensky tha se bota po vazhdonte të vëzhgonte se çfarë po ndodhte në Ukrainë “nga larg”.
Ai foli pasi autoritetet e Ukrainës thanë se kryeqyteti Kiev ishte goditur nga raketat ruse në orët e para të mëngjesit të së premtes.