Qytetarët janë zgjuar mëngjesin e sotëm me bombardime. Fatkeqësisht kjo ka sjell viktima, mes tyre dhe një fëmijë 7-vjeçar. Ukraina është zgjuar në ditën e katërt të sulmit rus me shpërthime. Bilanci i viktimave ka arritur mbi 200, mes tyre edhe fëmijë. Po ashtu raportohet për dhjetra të plagosur e të zhdukur, në ditën e katërt të luftimeve mes Rusisë dhe Ukrainës.
Kjo u konfirmua nga Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës duke raportuar se një raketë ka goditur një bllok njësi nëntëkatëshe në qytetin verilindor të Kharkiv, duke vrarë një grua dhe duke plagosur të tjera.
Po ashtu, në Kharkiv, qyteti i dytë më i madh në Ukrainë është zgjuar me bombardime. Pak orë më parë një raketë goditi qytetin, ndërsa po shpërthime u dëgjuan edhe në Kharkiv dhe në Kherson. Nënkryetari i bashkisë së Kievit, Mykola Povoroznyk ka thënë se situata në qytet mbetet e qetë dhe nën kontrollin e forcave ukrainase. Ai vuri në dukje edhe pse kishte pasur përleshje me grupet diversante ruse në Kiev gjatë natës, por nuk dha asnjë detaj.
Ndërsa në Okhtyrka ka pasur viktima. Guvernatori i Sumy-t, Dmitry Zhivitsky thotë se të paktën gjashtë ukrainas, përfshirë një vajzë shtatëvjeçare. Një kopsht fëmijësh dhe një jetimore ishin ndër objektivat e raportuara, të cilat Rusia i ka mohuar.
Britania e Madhe konfirmoi se ka dërguar trupa dhe mjete luftarake në Europën Lindore. Gjithashtu, kancelari gjerman Olaf Scholz bëri me dije se vendi i tij ka dërgur 500 raketahedhëse “Stinger” dhe 1 mijë armë anti-tank. Franca, Estonia, Holanda, Portugalia dhe shumë vende të tjera europiane kanë furnizuar me armatime shtetin ukrainas.
Kryeministri britanik Boris Johnson bisedoi në telefon me presidentin Zelenski. Ai këmbënguli se faktori ndërkombëtar duhet ta izolojë Rusinë akoma më shumë në aspektin diplomatik dhe financiar. SHBA, BE dhe Kanada pranuan njëzëri për të përjashtuar bankat ruse nga sistemi ndërkombëtar financiar SëIFT. Gjithashtu, u vendos që të ngrijnë asetet e Bankës Qendrore të Rusisë. Këto masa do të hyjnë në fuqi në ditët e ardhshme. Një zyrtar i NATO-s bëri me dije se forcat ruse janë demoralizuar për shkak të rezistencës që po hasin nga forcat ukrainase. Sipas tij, ato po përparojnë me ngadalësi në territorin ukrainas me qëllim që të zhvillojnë negociata.