Partia Socialdemokrate ka mbajtur një aksion para Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural – MBPZhR.
Frashër Krasniqi, anëtar i PSD-së, deklaroi se Qeveria e Kosovës duhet që sa më shpejtë të ndërhyjë duke ndihmuar bujqit me subvencione.
“E kemi sjell plugun sot këtu për me i tregu Qeverisë së Kosovës më saktësisht Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural që për bujqit e këtij vendi, sot nuk ka llogari me mbjellë toka në Kosovë. E dimë që në kohë krizash edhe kur janë ato ndërkombëtare, qeveritë vendore janë këtu me i shpërnda ato kriza apo me e zhvendos barrën e asaj krize në mënyrë të barabartë apo me e lehtësu atë krizë”, ka thënë ai.
Anëtarët e PSD-së kanë publikuar disa të dhëna lidhur me koston e mbjelljes për një hektar grurë.
Sipas partisë, kostoja e mbjelljes për fara, pleh artificial vjeshtë, pleh artificial pranverë, dhe për naftë janë rritur në vitin 2022 krahasuar me vitin e kaluar.
Gjatë aksionit, anëtarët e PSD-së kanë vendosur edhe një plug para Ministrisë së Bujqësisë.