Rreshteri policor në Pejë, E. D. është arrestuar, të mërkurën, pasi i njëjti dyshohet të jetë përfshirë në fajde.
Arrestimi i të dyshuarit vjen pas aksionit të policisë, gjatë javës së kaluar, ku ishin arrestuar 16 persona të tjerë për fajde në Pejë, njofton Klankosova.tv
Për 16 të arrestuarit, Gjykata Themelore në Pejë, javën e kaluar, kishte aprovuar kërkesën e prokurorisë për caktim të paraburgimit prej 30 ditësh.