Garës për drejtoreshë në spitalin regjional të Gjilanit ia ka mësyrë edhe infektologia Mirvete Kurteshi.
Ajo është e vetmja grua garuese në mesin e katër mjekëve të tjerë të cilat janë në garë për të njejtën pozitë, njëherish spitali i Gjilanit ka më së shumti kandidatë në krahasim me pesë spitale të tjera të cilat janë në proces të zgjedhjes të udhëheqësit të spitalit, shkruan Gazeta Shneta.
Kurteshi ka qenë kandidate për asambleiste nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në komunën e Gjilanit gjatë lokale në vitin 2017, mirëpo ajo nuk arriti të marrë këtë pozitë.
Gazeta Shneta ka biseduar me infektologen në lidhje me këtë dhe se sa do të ndikojnë një gjë e tillë në zgjedhjen e saj si drejtoreshë në spitalin e Gjilanit. Ajo thotë se kandidimi i saj nuk ka të bëjë aspak me Lëvizjen Vetëvendosje dhe se ka konkuruar si profesioniste.
Poster i Mirvete Kurteshit si kandidate për asambleiste në komunën e Gjilanit nga radhët e LVV-së
“Në këtë konkurs të rregullt që udhëhiqet në tërësi nga ShSKUK, Prishtinë, nuk ka të bëjë asgjë niveli komunal, edhe une kam konkuru si një femër profesioniste që i plotësoj kushtet e konkursit – pamvarësishtë politikës aktuale”, shprehet ajo
Në garë është edhe UD drejtori aktual Arsim Emini, Gzim Shala, Milaim Kasumi, Halil Ajvazi dhe Besim Maliqi. Ndërsa Luan Mustafa ka mbetur jashtë garës pasi i mungon përvoja menaxheriale.
Gazeta dje poashtu ka shkruar edhe për kadidatin për drejtor në Spitalin rajonal të Mitrovicës Leonard Muja i cili është djali agjës së deputetit nga LVV, Armend Muja. /Gazeta Shneta/