Kuvendi i Kosovës sot pritet të mbajë seancë duke filluar nga ora 10:00.
Në rend të ditës pritet të jetë edhe një rezolutë në mbështetje të Ukrainës dhe popullit të saj në rezistencë ndaj agresionit rus, raporton Gazeta Sinjali.
“Pas dakordimit midis grupeve parlamentare, në seancën e nesërme të Kuvendit të Republikës së Kosovës (3 mars 2022), e cila do të fillojë në orën 10:00, pikë e rendit të ditës do të jetë edhe “Rezoluta e Kuvendit të Republikës së Kosovës në mbështetje të Ukrainës dhe popullit të saj në rezistencë ndaj agresionit rus”, thuhet në njoftim.