Gjatë aktivitetit tonë dhe punëve që po kryhen këto ditë nga drejtoria e shërbimeve publike,për të krijuar kushte dhe një ambient më të mirë, si në pastrimin e hapësirave publike,sanimin dhe rregullimin e ujëmbledhësëve, shtrimin e rrugëve të rendit të tretë me zhavor,krasitjen e drunjëve nëpër pjesë të ndryshme të qytetit, mirëmbajtjen e ndriqimit publik në qytet dhe fshatra.
Ku në veqanti kemi hasur në mbeturina të shumta pranë objekteve dhe hapësirave të ndryshme të hedhura nga persona të pa përgjegjëshëm!
Apeloj gjithë qytetarët e komunës së Gjilanit për ruajtjen e ambientit, sepse duke e ruajtur ambientin e ruajmë shëndetin tonë!
Ju lutem të kontriboni për krijimin e një ambienti të pastër, sepse nuk mjafton vetëm organet komunale të përkujdesen në pastrimin dhe largimin e mbeturinave.
Andaj kontributi juaj në ambient është mos hedhja e mbeturinave dhe bashkëpunimi me organet kompetente, duke i denoncuar ata qytetarë që janë të pa përgjegjshëm dhe hedhin mbeturina nëpër hapësira publike,parqe,rrugë, para hyrjeve të objekteve kolektive e të ndryshme si dhe në hapësirat për rreth pendave.
Qëllimi i jonë me këtë thirrje është rritja e vetëdijësimit në ruajtjen e ambientit në komunën tonë.