Në kuadër të aktiviteteve të DRP-Gjilan, Drejtori Rajonal, Kolonel Agron Rukiqi, së bashku me stafin e tij, sot ka takuar Nënkolonel Albert Kuçi, Komandant i Regjimentit të parë të Brigadës për Reagim të Shpejtë në Gjilan me të cilin kanë bashkëbiseduar në lidhje me çështjet me interes reciprok.
Kolonel Rukiqi e njoftoj Nënkolonel Kuçi se situata e sigurisë në Rajonin e Gjilanit është e qetë dhe stabile dhe se Policia e Kosovës është e përkushtuar për të ofruar siguri për të gjithë qytetarët.
Kolonel Rukiqi dhe Nënkolonel Kuçi ranë dakord që takime të tilla dhe me interes të qytetareve dhe institucioneve të mbahen edhe në të ardhmen.