Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dega në Gjilan, Lutfi Haziri, ka përkujtuar 24-vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) duke thënë se sot shënohen 24-vjet nga Epopeja e UÇK-së dhe sakrifica e komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij.
Shkrimi i plotë:
Gjithmonë do të jemi krenarë me këto emblema, me këta kryengritës që vendit i dhanë lirinë, por vetës së tyre i dhanë përjetësinë.
Përjetësinë për të na ruajtur sot lirinë nga qielli, kudo që janë nën strehën dhe mbrojtjen e Zotit në mënyrë që ky vend të ruhet nga e keqja, të ruhet nga armiqtë e saj të deridjeshëm, sepse edhe sot Kosova po përcillet me frikën e saj për ruajtjen e pavarësisë, lirisë dhe sovranitetit. Lavdi!