Me rastin e përvjetorit të vdekjes së ish kryetarit të komunës së Gjilanit, Xhemajl Hysenit, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka përkujtuar atë.
E nderuara familja Hyseni dhe të gjithë ata që e keni njohur Xhemajl Hysenin.
Sot në përvjetorin e kalimit në amshim të Xhemajl Hysenit, dëshiroj të vë në pah kontributin e tij të çmuar të dhënë për Kosovën në veçanti për komunën e Gjilanit, të cilën e udhëhoqi si kryetar i saj. Ai ishte një kontribuues shumë i madh në shumë rrjedha dhe zhvillimet që kanë ndodhur në Kosovë e në veçanti në rrëgjonin e Anamoravës. Gjilani dhe Anamorava do të jetë gjithmonë krenar me punën e kryetarit të ndier Xhemajl Hysenit, i cili ka dhënë një shembull të mirë si udhëhiqet një komunë dhe se si punohet për interesin e të gjithë qytetarëve.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!
Sinqerisht
Kryetari i komunës së Vitisë
Sokol Haliti