Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka dalur me njëa komunikatë për medie pas rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore në tregun e Kosovës.
Përmes kësaj komunikate ministria ka njoftuar se inspektorati ka filluar inspektimin në disa markete ku dyshohet se po mashtrojnë qytetarët.
Tutje, ministria ka ftuar qytetarët të mos bien pre e manipulimeve të tregtarëve të pandërgjegjshëm, duke shtuar se qytetarët nuk kanë nevojë të furnizohen me rezerva të produkteve ushqimore esenciale.