Në Klinikën e Kirurgjisë Torakale të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës është kryer një intervenim, i cili më herët nuk është bërë në Kosovë.
Bëhet fjalë për korrigjim të kafazit të kraharorit me Pectus Bar (pjesë metalike e vendosur në pjesën e përparme të gjoksit).
Pa pasur zgjidhje tjetër, qytetarët që kishin nevojë për këtë lloj operacioni, viteve të kaluara kanë kërkuar mjekim në shtetet e huaja, duke shpenzuar mijëra euro.