Sot me datë 11 mars 2022, Qendra për punë Sociale, pranoi donacion nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë, dhe implementuar nga UNDP për Restaurimin, Rehabilitimin dhe Renovimin (zyrës së kontaktit prind-fëmijë)e hapësirave të Qendrës për punë Sociale.
Gjithashtu, u funksionalizua edhe hapësira e arkivit të QPS-së.
Falenderim të veçantë e mirënjohje të thellë për donatorët.
Me këtë të arritur puna e përditshme e shumë voluminoze e zyrtarëve të qendrës po lehtësohet.
Gjithashtu ne si drejtorat falenderojmë publikisht edhe dy shefat e shërbimeve, zonjën Amire Hoxha, dhe zotin Mehat Berisha, për punën e palodhshme që ndër vite e bëjnë në shërbim të kategorive përkatëse, edhe atëherë kur ndihmesa ofrohet nga vullneti i mirë personal!
Punë të mira po bëjmë! ?