Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, gjegjësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) ka shpallur top ndërmarrjet më konkurrente të vitit 2021.
Shkodra GROUP e ka marre mirënjohje nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, për punën e mirë dhe për sukseset e treguar gjatë vitit 2021.
E kjo mirënjohje sigurisht që vjen falë punës profesionale dhe unike që po bëhet nga kompani tash e sa vite.
Ministria e Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë dekoron me mirënjohje Kompaninë SHKODRA GROUP si TOP Ndërmarrja për prodhimet tona mbarë tregut Europian.
Shkodra GROUP është eksportues dhe prodhues i rëndësishëm i produkteve kryesisht në lëminë për Dyer, Dritare nga PVC dhe Prodhimeve të Qelqit, në tregun e Kosovës, Shkodra Group me seli qëndrore në Gjilan me dy linja te prodhimit dhe me shpërndarje në të gjithë Kosovën dhe njëashtu edhe eksportues në Europë.