Edhe pse delegacionet ukrainase dhe ruse zyrtarisht zhvilluan tre raunde bisedimesh në Bjellorusi, ato vazhduan me dyer të mbyllura edhe në ditët e kaluara. Për herë të parë flitet për mundësinë e arritjes së një marrëveshje.
Gjegjësisht, delegacionet e Rusisë dhe Ukrainës, përmes formatit online vazhduan bisedimet për përfundimin e konfliktit, si dhe kërkesat e sigurisë së të dyja palëve dhe pas takimit të sotëm përfaqësuesit ukrainas e rus dolën me qëndrime pozitive.
Këshilltari i shefit të zyrës së presidentit të Ukrainës, Mikhail Podolak, i cili është edhe anëtar i delegacionit negociator ukrainas, tha se Rusia ka një pamje shumë më reale të situatës në terren në krahasim me negociatat e mëparshme.
“Rusia tani ka një pamje më adekuate të botës përreth saj dhe është më e ndjeshme ndaj pozicionit të Ukrainës. Pozicionet tona janë në tryezë. Ne jemi shumë të vendosur – tërheqja e trupave dhe një armëpushim. Rusia tashmë e kupton këtë dhe ka filluar bisedime konstruktive, rezultatet do të vijnë pas disa ditësh”, tha Podolak.