Sot është nënshkruar memorandumi i bashkëpunimit për implementimin e projektit për vendosjen e ngjitësve (stikersave) në xhamat e automjeteve, të cilat do të tregojnë se janë të regjistruara.
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit, Sami Mazreku, si dhe Genc Hamzaj, nga Agjencia e Regjistrimit Civil, kanë nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit për implementimin e projektit për vendosjen e ngjitësve (stikersave) në xhamat e automjeteve, projekt ky i mbështetur në tërësi nga BKS-ja.
Përmes një komunikate nga BQK-ja, thuhet se implementimi i këtij projekti ka për qëllim uljen e numrit të automjeteve të paregjistruara në vend, transmeton Zeri.info.
Fillimi i zbatimit të këtij projekti do të nisë të martën, përmes një ceremonie në zyrat e ARC-së, ku do të vendoset ngjitësi (stikersi) i parë.