Policia e Kosovës ka njoftuar se në emergjencën e Gjilanit është dërguar pa shenja jete një person.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 15:00.
“Raportohet se në emergjencën e Gjilanit është dërguar pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që trupi i pa jetë i viktimës t’iu lirohet familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në njoftimin e policisë.
Rasti vazhdon të hetohet.