Drejtoria Rajonale e Policisë, Njësia për komunitet pranë Stacionit të Policisë në Gjilan, në vazhdën e zbatimit të Strategjia e Integruar e Policimit të Drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimit në Bashkësi gjatë ditës së djeshme në objektin e shkollës fillore të fshatit Cërnicë kanë mbajt një takim me Komitetin Lokal për Siguri Publike (KLSP).
Gjendja e sigurisë është vlerësuar e mirë nga ana e të pranishmëve. Është diskutuar rreth projekteve të cilat do të ndikonin edhe më tej në avancimin e sigurisë dhe mirëqenies së banorëve të këtij fshati.
Me propozim të anëtarëve të këtij Komitetin Lokal për Siguri Publike takimi ka vazhduar me rizgjedhjen e kryetarit të ri z. Agim Arifi, ndërsa këtij komiteti ju kanë bashkangjitur edhe katër anëtarë të rinj.
Policia e Kosovës është e përkushtuar të punoj dhe veproj për një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë.